Filmi në fjalë trajton tema të ndryshme të jetës aktuale dhe dukurive të përditshme si dhe të klisheve që janë të njohura jo vetëm në shoqërinë amerikane por edhe më gjerë.
Simpsons për herë të parë është prezantuar në Tracey Ullman Show me 48 mini-seria (Episoda të shkurta) të ndara në tre sezone. Prezantimi i filmit serial kishte aq sukses sa që televizioni i njohur FOX e ka vazhduar atë përgjatë 19 sezoneve tjera. Momentalisht është duke transmetuar sezona e 19-të.
Transmetimi i Simpsons në ndonjërin nga televizionet shqiptare ende nuk është bërë (2007). Në vendet e tjerë të botës transmetohet dhe me sukses të madhë.
Filmi i Simpsons do të vjen në të gjithë botën më 27 korrik2007 në kino, deri tash veç trailer u shfaq, fillimi i trailer ia nis me një parodiSuperman-it.