Kazakistani

Article on other languages:

del.icio.us del.icio.us
Digg Digg
Furl Furl
Reddit Reddit
Rojo Rojo
Add to OnlyWire
Қазақстан Республикасы
(Qazaqstan Respūblīkasy)
Республика Казахстан
(Respublika Kazakhstan)
Flamuri Kazakistani Emblema - Kazakistani
Kazakistani Kazakistani
Moto Kombëtare:
Vendndodhja -Kazakistani

Kazakistani (kazakisht: Қазақстан, Qazaqstan; rusisht: Казахстан, Kazahstán), zyrtarisht Republika e Kazakistanit, është vend në Azinë Qendrore dhe Evropë. I radhitur i nënti për nga sipërfaqja, si dhe më i madhi në botë si vend jobregdetar.[1][2] ka 2.727.300 km² (më shumë se Evropa Perëndimore). Kufizohet me Rusinë, Kirgizinë, Turkmenistanin, Uzbekistanin dhe Republikën Popullore të Kinës. Vendi ka dalje të konsiderueshme në Detin Kaspik.

I madh me territor, relievi i Kazakistanit është i shumëllojshëm: ultësira, stepe, tajga, kanjonë shkëmborë, kodra, male, maje të mbuluara me borë dhe shkretëtira. Kazakistani është i 62-ti në botë me popullsi; ka pak mbi 15 milionë banorë dhe një dendësi prej 68 frymësh në km². Kazakët dhe rusët janë dy grupet më të mëdha etnike në vend, ndërsa kazakishtja dhe rusishtja janë gjuhë zyrtare.

Tabela e përmbajtjeve

[redakto] Historia

Gjatë pjesës më të madhe të historisë, treva e Kazakistanit të sotëm u banua nga fise nomade. Kah shek. XVI, kazakët u formuan si grup i veçantë, i ndarë në tri hordhi. Rusët përparuan drejt stepave kazake në shek. XVIII, ndërsa në mes të shek. XIX mbarë Kazakistani u bë pjesë e Perandorisë Ruse. Pas Revolucionit Rus të 1917-ës dhe Luftës Qytare Ruse në vijim, terrotiri i Kazakistanit u riorganizua disa herë para themelimit të Republikës Socialiste Sovjetike Kazake më 1936, si pjesë e Bashkimit Sovjetik. Gjatë shek. XX, Kazakistani ishte vatra e projekteve të rëndësishme sovjetike, përfshirë këtu kampanjën e Hrushçovit të “Tokave të Pashkelura”, kozmodromin Baikonur, si dhe poligonin e Semipalatinskut, fushëtestimi parësor i armëve bërthamore sovjetike.

Kazakistani shpalli mëvetësinë më 16 dhjetor 1991, si republika e fundit sovjetike që mori këtë vendim. Udhëheqësi i periudhës sovjetike, Nursulltan Nazerbajev, u bë kryetari i parë i vendit. Prej pavarësimit, Kazakistani ka ndjekur politikë të jashtme të baraspeshuar dhe ka punuar për zhvillim ekonomik, sidomos në industrinë e hidrokarbonit.

[redakto] Politika

Kazakistani është republikë presidenciale, ku pushteti i presidentit është zgjeruar dukshëm me kushtetutën e fundit të viti 1995. Kreu i shtetit, që emëron kryeministrin dhe mibkëqyr punën e qeverisë, zgjidhet nga populli për mandat 7-vjeçar.

Presidenti Nazerbajev ushtron kontroll të rreptë mbi politikën shtetërore. Liderë të opozitës dhe gazetarë janë vrarë në vitet e fundit, ndërsa vëzhguesit perëndimorë në përgjithësi nuk i vlerësojnë si të lira dhe të ndershme zgjedhjet në Kazakistan. Megjithatë, Kazakistani shihet si shteti dominues në Azinë Qendrore.[3]

Vendi është anëtar i disa organizatave ndërkombëtare: Kombeve të Bashkuara, Partneritetit për Paqe të NATO-s, Bashkimit të Shteteve të Pavarura dhe Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait. Më 2010, Kazakistani do të kryeojë OSBE-në, ndërsa më 2001 do të bashkojë doganat me Rusinë dhe Bjellorusinë.

[redakto] Gjeografia

Artikulli kryesor: Gjeografia e Kazakistanit

Kazakistani shtrihet prej Liqenit Kaspik deri te Altai dhe prej ultësirës së Siberisë Perëndimore deri te shtetet e Azisë së mesme. Për kah territori është në vendin e parë në regjionin e Azisë së Mesme me 2.725.000 km2. Me numër të popullsisë 16,3 milion banorë, pas Uzbekistanit, është në vendin e dytë të shteteve të Azisë së Mesme.

[redakto] Ekonomia

Ekonomia e shtetit

[redakto] Demografia

Kazakistani është shtet me laramani etnike e kulturore, si rrjedhojë e internimeve masive të grupeve etnike gjatë regjimit të Stalinit në ish-BRSS. Kazakët janë kombësia më e madhe, e ndjekur nga rusët. Kazakistani garanton lirinë e besimit, ndërsa fe të ndryshme përfaqësohen në vend. Islami është feja kryesore, ndërsa krishterimi ortodoks është i dyti. Gjuhë zyrtare janë kazakishtja (me status të veçantë të gjuhës shtetërore) dhe rusishtja, ndonëse kjo e fundit përdoren për komunikim të përditshëm, sidomos mes komuniteteve të ndryshme në vend.

Për dy dekada të fundit popullsia e Kazakistanit është rritur prej 8,5 në 16,3 milion banorë. Këto ndryshime janë pasojë e një biodinamike të theksuar të popullsisë. Përveç lindshmërisë së lartë (16%) e karakterizon edhe vdekshmëria e lartë (10,4%) dhe shtimi natyror prej 5,6%. Me 6 banorë në një kilometër katrorë është shteti më i pabanuar në shtetet e Azisë së mesme. Në Kazakistan jetojnë shumë kombësi (rreth 100 sosh), por grupacionet më të mëdha etnike janë kazakët 46%, rusët 35%, uzbekët 2%, tatarët 2% etj. Popullsia urbane përbën 55% të banorëve.

[redakto] Kultura

Kultura e Shtetit

[redakto] Të tjera

   * Telekomunikacioni
   * Transporti
   * Ushtria
   * Pushime

[redakto] Referencat

  1. ^ Agjencia Statistikore e Republikës së Kazakistanit (ASRK). 2005. Treguesit kryesorë demografikë. Gjendet në http://www.stat.kz
  2. ^ United States Central Intelligence Agency (CIA). 2007. “Kazakhstan”, The World Factbook. On-line; gjendet në https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/kz.html
  3. ^ Medvedev Visit Underscores Kazakh Victory Over Uzbekistan For Regional Dominance Radio Evropa e Lirë

[redakto] Lidhje të jashtme

Wikimedia Commons gjeni më shumë në kategorinë:



This article is from Wikipedia. All text is available under the terms of the GNU Free Documentation License.