Amerika Jugore është me një sipërfaqe prej 17.843.000 km² dhe një popullsi prej 355.070.540 banorësh, kontinenti i katërt më i madh i tokës.
Amerika Jugore shtrihet në pjesën jugore të kontinentit të Amerikës. Ajo shtrihet ndërmjet detit të Karaibeve, në veri, Oqeanit Atlantik, në lindje dhe Oqeanit Paqësor, në perëndim. Është i vetmi kontinenticili i ofrohet më së shumti Antarktikut – 1000 km. Ekuadori e ndanë në dy pjesë jot ë barabarta. Pjesa më e madhe e saj shtrihet në Hemisferën jugore. Sipas formës dhe pozitës gjeografike, i përngjanë shumë kontinentit të Afrikës.
Amerika Jugore gjendet larg rrugëve të rëndësishme ndërkombëtare, ujore dhe ajrore, dhe larg kontinenteve të zhvilluara. Me Amerikën e Mesme lidhet me kanalin e Panamasë dhe detit të karaibeve, ndërsa Oqeani Atlantik e lidh me Afrikën dhe Evropën. Amerika Jugore bashk me Amerikën e Mesme ndryshe quhet Amerika Latine, për shkak se fliten gjuhët spanjolle dhe portugeze.